Athina merr detin, Shqiperia jashte rrugeve te gazit
Albeu.com
Marreveshja per kufijte e rinj detare me Greqine e nxjerr Shqiperine teresisht jashte linjave nderkombetare te energjise. Pajtim Bello, ish zv/ministri i Energjetikes, ne nje interviste per ...... Top Channel zbulon prapaskenat e nje debati te hershem mes Tiranes dhe Athines per veton mbi gjurmen e nje gazesjellesi qe transporton gazin e Kaspikut nga Turqia ne Itali, fillimisht permes ujrave detare te Greqise.

“Pala greke dhe italiane na kane kerkuar qe kete vije ta spostonim mes Korfuzit dhe Shqiperise ne ujerat tona bregdetare sepse ishte deti me i ceket dhe do dilte ne Otranto. Ne kerkuam nje projekt me fizibel qe gazesjellesi te mos kalonte ne kete vije por te ndiqte luginen e Vjoses dhe te kalonte ne Otranto”, thekson Bello.

Por propozimi i Tiranes, megjithese i mbeshtetur nga Brukseli, u kundershtua fuqishem, vecanerisht nga greket. Harta e linjave energjetike qe lidhin lindjen me perendimin, anashkalon vendin tone. Gazesjllesi Turqi-Greqi-Itali, ishte i vetmi qe mund te kalonte permes vendit tone.

“Gjithe ajo negociate qe eshte bere ka rene sepse tashme ata e moren ate qe deshen dhe nuk kane pse te na pyesin me”, shton ish zv/ministri. Pervce mosperfshirjes se axhenden gjeostrategjike europiane, Shqiperia humbet nga devijimi i linjes se gazesjellesit rreth 2.5 mkiliarde kilovat ore gaz ne vit. (tch)
Shtuar më 14/10/2009, ora 16:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori