Athina “lë në baltë” zhvarrosësit, shmanget skandali shtetëror
Albeu.com
Ministria e Jashtme e Greqisë, nuk ka pasur asnjë dijeni për zhvarrimet në Kosinë dhe i konsideroi ato si iniciativa private, duke shmangur kështu skandalin nëse eshtrat nuk do të rezultonin të ushtarëve.Përmes një deklarate zyrtare të bërë sot publike nga agjesia e lajmeve ANA, një zëdhënësë i ministrisë, ka mohuar të ketë pasur dijeni për zhvarrosjen. “Qeveria greke e konsideron si një inisiativë private zhvarrimin e eshtrave në fshatin Kosinë dhe mohon çdo implikim zyrtar të palës greke”, deklaroi një prej zëdhënësve të Ministrisë së Jashtme greke, Evangelos Antonaros, për agjesinë ANA. Gjatë konferencës Antonaros shprehet se “Ministria e Jashtme dhe autoritetet konsullore greke në Shqipëri nuk janë implikuar aspak në këtë çështje”. “Zhvarrimet bëhen me iniciativë të të afërmve që kërkojnë eshtrat e familjarëve të tyre”, tha Antonaros, duke shtuar njëkohësisht se “Ministria e Jashtme greke po e ndjek nga afër çështjen”. Shqipëria dhe Greqia kanë hapuyr prej kohësh mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje ku sanksionohet krijimi i varrezave për ushtarët grekë që u vranë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nënshkrimi thuhet se do të bëhet gjatë vizitës së ministrit grek të mbrojtjes Evangelos Meimarakis në Tiranë, në fillim të muajit maj. Ndërkohë duket se pikërisht mohimi zyrtarë i qeverisë greke, për pjesëmarrje në zhvarrim, ka qenë ai që ka detyruar priftin e Kosinës, që të përgjigjet dje para prokurorëve. Ashtu siç ishte dyshuar edhe më parë, me shumë mundësi zhvarrimet janë kryer nga “qarqe” të caktura jo qeveritare. Deklrata e sotme shmang nga përgjegjësitë Athinën zyrtare, sidomos nëse vërtetohet se eshtrat nuk u përkasin ushtarëve, por fëmijëve dhe grave të Kosinës. G. Start
Shtuar më 07/06/2006, ora 10:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori