Athina kunderpergjigjet ashper
Albeu.com
Në një nga deklaratat më të ashpra të derisotme, Ministria e Jashtme greke ka akuzuar qeverinë maqedonase se tenton të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë.Athina ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski se në Greqi shkelen të drejtat e qytetarëve. Në një nga deklaratat më të ashpra të derisotme, Ministria e Jashtme greke ka akuzuar qeverinë maqedonase se tenton të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme lëshoi një deklaratë për shtyp, ku reagon ndaj akuzave të bëra nga Shkupi, se në Greqi shkelen të drejtat e qytetarëve të etnitetit maqedonas.

"Komunikata e re e qeverisë Gruevski përbën një tentativë brutale të shtrembërimit të realitetit. Kjo politikë e ndërgjegjshme e kultivimit të nacionalizmit dhe urrejtjes etnike, është më së paku e papërgjegjshme. Le ta mbledhë mendjen zoti Gruevski, qytetarët grekë nuk kanë nevojë nga avokatë të vetëshpallur", përfundon deklarata ku gjithashtu i rekomandohet kryeministrit maqedonas që ta përqendrojë vëmendjen në, siç thuhet, “përmirësimin e gjendjes së demokracisë në vendin e vet”.

Qeveria maqedonase kishte reaguar ndaj një incidenti të ndodhur në zonën Meliti të Follorinës, në Greqinë veriore, ku sipas Shkupit jeton një minoritet maqedonas. (BBC)
Shtuar më 15/10/2008, ora 14:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori