Athina: Çeshtja çame nuk ekziston
Pëlqej
Albeu.com
Athinë -Ministria e Jashtme greke, me anë të një deklarate ka bërë të ditur se çështja çame nuk ekziston. Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke erdhi pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili tha për një televizion në Shkup, se “çështja çame duhet të gjejë zgjidhje”.Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, George Koumoutsakos, bëri të ditur dje se është ngritur një komision i përbashkët për të diskutuar çështje ligjore apo të pronave në varësi të kursit të negociatave. “Sigurisht-theksoi ai, “për aq sa Greqia është e interesuar, nuk ka një çështje çame”.

Disa ditë më parë, Shqipëri nënshkroi me Greqinë një marrëveshje për ndërtimin e varrezave të ushtarëve të rënë grekë në luftën italo-greke.

“Vendimi pozitiv është si pasojë e një mbështetjeje të të dy palëve, dhe sa i takon Greqisë, mbështetje të koordinuar nga ministrat e Jashtëm dhe atij të Mbrojtjes. Është një përfundim i suksesshëm i një procesi të gjatë, për të cilin ministrja e Jashtme (Dora Bakojanis) e falënderoi qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për një rezultat të një çështjeje të kahershme, karakterizuar nga një dimension i madh njerëzor”-tha më tej zëdhënësi.
Shtuar më 28/11/2008, ora 20:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori