Atentatori u ngjit në pallat i maskuar si femër, si u eliminua Kastriot Reçi
Të tjera detaje janë zbuluar nga eliminimi mafioz i Kastriot Reçit në mes të Rrëshenit.

Nga mënyra se si është kryer vrasja, ABC news raporton se ekzekutori mendohet të jetë qitës profesionit dhe i stërvitur mjaft mirë, ngjashëm me komandot e ushtrisë dhe policisë që qëllojnë me snajper në distancë.

Autori ka qenë i mirëmaskuar, i veshur si femer me fustan dhe me paruke. Ai ka përfituar nga fakti se pallati nga ky është kryer krimi është shpallur i pabanueshëm për shkak të termetit.

Nga burimet e grupit hetimor mësohet se autori është ngjitur nga shkallët dhe ka hyrë në një banesë të boshatisur në katin e 8-të. Nga dritarja ka qëlluar me precizion të lartë drejt objektit, duke e goditur me plumb në kraharor. Ekzekutori ka dashur të vrasë vetëm Kastriot Reçin dhe madje ka shmangur plumbat ndaj vëllait të Reçit i cili ka kaluar në të njëjtën rrugë, vetëm 3 minuta më parë. Policia ka gjetur maskën të hedhur në rrugën që të çon në fshatin Perlat. Hetuesit kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve në rrugët e qytetit për të parë lëvizjet e autorit”.

Abc New u ngjit në pallat i maskuar si femërs raporton nga Drejtoria e Policisë se “autori është qitës profesionist! Edhe pse ka mobilizim total të forcave të policisë ngjarja është e vështirë të zbardhet. Ekzekutori ka patur një goditje të saktë në drejtim të objektit. Ai klasifikohet si qitës profesionist dhe vlen për tu theksuar se e ka studiuar mirë zonën, më pas ka goditur me prezicion nga 200 metra largësi. Sipas burimeve policore ai ka vepruar i vetëm, pra nuk ka pasur persona të tjera mbështetës në qytetin e Rreshenit. Materialet e gjetura janë çuar në laboratorin e kriminalistikës për të ekzeminuar ADN-në”.
Shtuar më 08/01/2020, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori