Atentatori te ish-Ekspozita/ Vrasësi me pagesë është "penguar" nga dy fëmijë
Një vrasës me pagesë dyshohet se ka shtënë mbi Andi Mustafaraj mesditën e 28 tetorit në një lokal në zonën e ish–Ekspozitës, teksa ka përdorur një pistoletë me silenciator.

Njëra prej kamerave të sigurisë e ka fiksuar atë nga pas, në momentin që është larguar me vrap pas atentatit. Ai mbante një kapele në kokë. I është afruar nga anash shënjestrës që ishte i ulur vetëm në tavolinë dhe e ka qëlluar disa herë në trup.

Dyshohet se 3 deri në 5 plumba e kanë prekur Mustafarajn në stomak, zorrë e mëlçi. Të gjithë plumbat kanë bërë hyrje dhe dalje, ndaj numri i tyre nuk është përcaktuar ende.

Mustafaraj nuk ka mundur ta shohë atentatorin, pasi ai i ka ardhur anash nga rruga dhe i është afruar në një distancë të afërt. Hetuesit thonë se qëllimi ka qenë eliminimi i Mustafarajt, por atentatorit i ka dalë një pengesë.

Ngjitur me shënjestrën kanë qenë dy femijë të vegjël dhe ky fakt, sipas hetuesve, ka bërë që ai ta ulë pistoletën për ta qëlluar në bark 29 vjeçarin dhe jo në kokë, bën me dije Klan.

Andi Mustafaraj ruhet në masa të forta sigurie në Spitalin e Traumës, 24 orë me radhë. Ai nuk ka dhënë asnjë detaj të vlefshëm për hetimet, duke thënë se nuk ka mundur ta njohë atentatorin. /albeu.com/


Shtuar më 03/11/2016, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori