Atentati në Vlorë, viktimës i trokitën në derë para se t’a vrisnin
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Vlorë ku një 40-vjeçar nga Tropoja është ekzekutuar me armë zjarri në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë u shënuar rreth orës 22:10 minuta në lagjen “Partizani”.

Detaje të reja janë zbuluar ku mësohet se autorët e ngjarjes para atentatit i kanë trokitur në derë të shtëpisë 40-vjeçarit.

Menjëherë sapo ai ka dalë është qëlluar me katër plumba, teksa mësohet se e gjithë skena është parë dhe nga bashkëshortja.

Sinani ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërkohë policia ndaloi brenda një kohe të shkurtër, Neritan Qeribani, i dyshuar si njëri prej autorëve të krimin.

Familja e Sinanaj ishte transferuar prej 5 vitesh në Vlorë, ku viktima siguronte të ardhurat në punë krahu. /albeu.com/

Shtuar më 21/06/2017, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori