Atentati në Tiranë, zbardhet dëshmia e Emiliano Shullazit
I plagosur lehtë me një plumb nga spitali Emiliano Shullazi ka dëshmuar për policinë në statusin e të ndaluarit lidhur me atentatin e mbrëmshëm në Qafë Kashar. Në makinë, Shullazi ndodhej me mikun e tij, Gilmano Dani. Shullazi shprehet se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë qëlluar.

"Kam qenë duke u kthyer nga Fushë Kruja për në shtëpi. Në afërsi të Kasharit më qëlluan me breshëri, nuk kam parë asgjë në atë moment. Nuk kam asnjë dyshim se kush mund të më ketë qëlluar", ka thënë Shullazi para grupit hetimor.


Sipas raportimeve të "News 24", pranë mjetit të Shullazit u gjetën municione të 2 lloje armësh. Jashtë makinës rreth 2-5 metra larg, u sekuestruan , 8 gezhoja model 56 kaliber 7.62 mm. 1 krehër automatiku model 56 kaliber 7.62 mm pa fisheke. 1 krehër pistolete me katër fisheke kalibër 11.2 mm. 4 gëzhoja kalibër 11.2 mm. 4 fisheke kalibër 11.2 mm.

Në brëndësi të automjetit janë gjetur 4 aparate celularë të ndryshëm dhe në një çante, jane gjetur një sasi prej 7000 euro, 3000 dollare dhe 41500 lek dhe një karte identiteti në emër të Emiljano Shullazi

Sa i përket automjetit që kishte në përdorim Shullazi mbrëmjen e atentatit, mësohet se makina është në emër të Tahir Berishës, dhe që ky i fundit ia kishte dhënë Sh.Berishës. Sh.Berisha është mik i ngushtë i Shullazit dhe ia kishte lënë për përdorim këto ditë. /albeu.com/


Shtuar më 06/01/2015, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori