Zbardhen detaje nga atentati në Tiranë, i plagosuri kërcënoi me armë në 2015 djalin e një biznesmeni
Kane dale detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak orë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” pranë Xhamisë, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Emri i 26 vjeçarit të cilit ju bë antetat nga dy persona ende të panjohur është Devis Rustemaj. I riu, me origjinië nga Tropoja banon prej kohësh në Tiranë.
Rustemajn e ka qëlluar me armë njëri nga dy personat që po udhëtonte me motor.

I pyetur nga policia e kryeqytetit në spital, ku Rustemi është struar pas plagosjes, i riu fillimisht ka gënjyer për identitetin e tij, duke dhënë emër dhe mbiemër të rremë. Por pas verifikimeve të policisë, ka dalë në pah e vërteta.

Dejvis Rustemi nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2015, ai së bashku me një tjetër të ri, shtetasin Anxhelino Çervanaku, kanë kërcënuar me jetë djalin e një biznesmi me inicialet I.F.

Në atë kohë, dy të rinjtë pretendonin se djali i biznesmenit i kishte borxh atyre 1 mijë euro. Për këtë, ata i kanë vënë një pistoletë në kokë shtetasit me inicialet I.F./albeu.com/
Shtuar më 04/05/2017, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori