Atentati në Shëngjin, zbulohet objektivi
Policia ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja që shkaktoi panik dje në Shëngjin, ku mbeten të plagosur 2 persona.

Deri tashmë, janë shoqëruar si të dyshuar rreth 18 persona.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht.

Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.

Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambjente.

Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.

Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 79/dhe 22 dhe 278/4 të Kodit penal . /albeu.com/

Shtuar më 23/10/2017, ora 21:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori