Atentati në Lushnje, makina është ajo që iu grabit çiftit në Tiranë teksa bënin s*ks
Pak pas lajmit të eleminimit të 35 vjeçarit Besmir Hida në Lushnje, është gjetur i djegur automjeti që atentatorët përdorën për të kryer krimin.

Mësohet se makina e djegur që përdorën autorët, makina tip “Fiat” është mjeti që iu grabit një çifti pak ditë më parë në zonën e Doganës, të cilët po kryenin marrëdhënie gjatë momentit kur iu morën makinën.

Siç u raportua, dy persona grabitën nën kërcënimin e armës çiftin të cilët dhe u kërcënuan nga autorët se janë filmuar dhe se do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

Më pas të dy të cilët ende nuk janë zbuluar, kanë zbritur nga makina dhe pastaj kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Besmir Hida u ekzekutua mëngjesin e sotëm me breshëri kallashnikovi teksa po pinte kafe në një lokal. Ende policia nuk ka dhënë detaje mbi autorët e ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë se në atentat kanë marrë pjesë disa persona, të cilët kanë ndihmuar autorin që të largohet nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se Zamit Latifi dhe Jurgen Hoxha u ekzekutuan në qendër të Lushnjes në 11 tetor të vitit të vitit 2017, ndërsa autorët janë Laert Haxhia dhe Orges Bilbili. Objektiv i këtij atentati ishte Xhulio Shkurti, që në atë moment nuk ndodhej në vendin e ngjarjes, i njohur ndryshe dhe si nipi i Aldo Bares.



Shtuar më 01/10/2019, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori