Atentati në Bllok, viktima kishte ndërruar emrin
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pasi një person.

Të tjera detaje janë zbuluar nga e shkuara e viktimën që u ekzekutua sot në rrugën “Nikolla Tupe”.

Sipas informacioneve mësohet se ai ka ndërruar emrin para disa kohësh, pasi më herët ka qenë me emrin Afrim.

Memli Begallës i kanë djegur një makinë Rang Rover.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima është një biznesmen, pronar i 2 gomisterive në Tiranë dhe ka aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.

Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.

Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit.

Po punohet për sigurimin e provave të vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autorësisë së saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 22:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori