Atentati në Bllok, policia jep versionin zyrtar të ngjarjes
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pasi një person është qëlluar me armë në kokë. Sipas informacioneve të deritanishme ende nuk dihen autorët ose motivi i kësaj ngjarjeje. Ndërkaq policia e Tiranës ka dhënë një njoftim paraprak.

Tiranë
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën "Nikolla Tupe" ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç.

Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit.

Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2018, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori