Atentati ndaj Tom Doshit, ja iniciatori i sajesës
Pëlqej
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me nga një vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, ne akuze për “kallëzim të rremë”, lidhur me atentatin e supozuar ndaj deputetit Doshi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, sipas pretencës së Prokurorisë secili prej tyre duhet të vuajë me nga 8 muaj burg.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, gazetarja Klodjana Lala tha se tre të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar dhe vendimi nga gjykata pritet të jepet në 4 korrik. Gazetarja u shpreh se sipas Prokurorisë, Mark Frroku rezulton si iniciatori i gjithë sajesës për vrasjen e Doshit.

“Është shumë shpejt për të folur për fajësinë e tyre sepse Gjykata e Tiranës në datë 4 korrik do të dëgjojë pretendimet e palës mbrojtëse dhe do japë vendimin nëse tre të pandehurit do shpallen të fajshëm apo jo. Durim Bami u tërhoq nga skenari për vrasjen e Doshit.

Çështja ‘Doshi’ ka pasur një ping-pong në gjykata. Sipas Prokurorisë, Mark Frroku rezulton si iniciatori i gjithë sajesës për vrasjen e Doshit. Por më pas përfshirjen kryesore për rrethanat tyre rreme e kishte kryer Tom Doshi. Ky i fundit këmbëngul edhe sot se ka pasur një skenar për ekzekutimin e tij. Mark Frroku dhe Durim Bami kanë rëndese në dënime sepse rezultojnë të dënuar më herët. Doshi nuk ka pasur koment pas pretencës së Prokurorisë, por kërkuan të njihen me materialin. Tre të pandehurit kanë pranuar gjykimin e shkurtuar. 4 korriku kur pritet të jepet vendimi është interesante si datë pasi përkon edhe me festën e Amerikës dhe Tom Doshi është shpallur non grata nga SHBA”, tha Lala.
Shtuar më 20/06/2018, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori