Atentati ndaj të rrezikshmit të Vlorës, merret vendimi për 4 të akuzuarit
Katër persona janë akuzuar si atentatorë ndaj të riut Ines Hajrulla nga Vlora. Të katërt ata do të vijojnë të qëndrojnë në burg.

Mbrojtja ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për Daut Elmazi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani dhe Ardjan Ahmeti mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes në rrethana cilësuese dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve, armëve shpërthyese.

Atentati i dytë ndaj Inez Hajrrulla ndodhi në lungomare më 10 Maj 2019">2019, ku mbeti i plagosur një kalimtar i rastit.

Informacion

Ngjarja ndodhi në 10.05.2019">2019, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe si pasojë mbeti i plagosur 63-vjeçari D. C., ju informojmë se: Policia e Vlorës, si rezultat i punës intensive hetimore prej 6 muajsh, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, ka bërë zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcave Operacionale, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e personave të dyshuar si autorë dhe bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, si rezultat i të cilit kanë bërë ndalimin e shtetasve: • D. E., 25 vjeç, banues në Vlorë; • A. G., 24 vjeç, banues në Fier; • D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë; • A. A., 26 vjeç, banues në Tiranë.
Shtuar më 13/12/2019, ora 14:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori