Prokuroria e Krimeve të Rënda i ofroi
statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Redjan Rrajës, nën arrest për atentatin e datës një nëntor kundër
prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shokut të tij Aleksandër Laho si dhe
shoferit Andi Maloku, i cili ndërroi jetë më pas në spital.
Siç raporton Top-Channel, 34 vjeçari, një herazi edhe nip i deputetit të PS Rrahman Rraja, ka refuzuar të përfitojë
statusin e bashkëpunëtorit dhe për rrjedhim të fitojë mbrojtje të
posaçme pasi vazhdon t’i qëndrojë alibisë se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se ai nuk ka qenë në automjetin prej nga ku u qëllua me kallashnikov.
Sipas të njëjtave burime, grupi i hetimit i cili e ka bërë gati dosjen për ta kaluar pranë prokurorisë së
posaçme Spak, ka prova që e vendosin në pozicion të vështirë 34 vjeçarin. Më kryesoret gjurmë që u vërtetojnë hetuesve se dentisti ka qenë njeri nga tre atentatorët që qëlluan në drejtim të automjetit të
prokurorit.
Ky atentat është kryer në kuadër të grupit kriminal shtoi një nga pjesëmarrësit në grup hetimor dhe veç disa pistave nuk përjashtohet edhe ajo e angazhimit të një grupi kriminal në Durrës, që besohet të ketë ‘punësuar” Rrajën.
Ndërkohë prokurorët nuk kanë përfituar asnjë të dhënë me interes për hetimin nga marrja në pyetje e dy shënjestrave të atentatit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho si edhe të
shoferit të këtij të fundit, që ishte duke udhëtuar në një mjet të dytë, por që ka këmbëngulur se nuk ka parë asgjë./TCH
Shtuar më 17/12/2019,
ora 20:46