Atentati ndaj prokurorit, policia shoqëron një vajzë të njohur të ekranit
Ndër shumë persona që janë marrë në pyetje për atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja në Durrës është edhe një vajzë e njohur e showbizz-it.


Burimet konfidenciale thanë se ajo kishte komunikime të shpeshta telefonike me të arrestuarin Redjan Rraja. Ende nuk dihet lidhja mes tyre, por ajo ç’ka dihet është se policia pasi e ka marrë në pyetje i ka sekuestruar telefonin celular, vajzës në fjalë.


Hetuesit e kanë pyetur nëse ka patur dijeni për konfliktet e Rrajës, por ajo nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime. Pas marrjes në pyetje përreth një orë ajo është lënë e lirë, shkruan Mapo.
Shtuar më 07/11/2019, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori