Prokuroria e
Posaçme ka
kërkuar shtyrjen me tre muaj të hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje të
prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan
Ndoja.
Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e
Posaçme, SPAK ka
kërkuar shtyrje pasi ka nevojë për hetime të tjera më thelluara, një kërkesë e pranuar nga gjykata. Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshur si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.
Atentati ndaj
prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i
prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në këtë atentat mbeti i plagosur Aleksandër Laho, një personazh ky i njohur i botës së krimit në vend, dhe i dyshuar për disa ngjarje të ndodhura bë trekëndëshin mes Tiranë, Durrësit dhe Shijakut.
Shtuar më 12/10/2020,
ora 12:02