Atalanta në avantazh, Berisha ndëshkohet sapo fillon ndeshja (VIDEO)

Etrit Berisha është kthyer sot në një stadium ku për tre vite ka qenë protagonist, atë të Bergamos, pasi SPAL i tij përballet sot me Atalantën, skuadrën nga e cila ai u largua në verën e vitit 2019.

Portieri shqiptar nuk gjeti hapësirat e duhura te bergamaskët në vitin e fundit dhe shkoi te ekipi i qytetit të Ferrarës, ku është kthyer në një nga gardianët më të vlerësuar në Itali, edhe pse ekipi i tij mban vendin e fundit në renditje.

Sigurisht, që Berisha do të dëshironte një hakmarrje të vogël përballë Atalantës, por ndeshja ka nisur shpejt me një gol të shënuar nga skuadra vendase. Për më tepër, ishte një realizim i rrallë i Iliçiç, i cili shënoi me thembër para gardianit shqiptar pas një pasimi nga e majta.


Shtuar 20.01.2020 20:17