Atentati ndaj Fatos Tushes, nis "furtuna" në komisariatin e Lushnjës
Sulmi ndaj kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, ditën e 31 dhjetorit, ka sjellë shkarkimin e shefave të policisë.

Jo vetyëm ky sulm, por edhe krimet e ndryshme të ndodhura kohët e fundit kanë sjellë zëvendësimin e tre shefave të policisë së komisariatit të Lushnjes.

Në vend të shefit të komisariatit Elton Papa është emëruar Ardian Matani, shefi i krimeve Ervin Myzeqari është zëvendësuar me Klodian Jasharin, shefi i rendit Kastriot Stafhasani është zëvendësuar nga Julian Çela.

Vrasjet

Në tetor të vitit të shkuar u ekzekutua në lokalin e tij Besmir Hida, 35 vjeç. Hida ishte daja i Zamir Latifit të vrarë në tetor të vitit 2017 bashkë me Jurgen Hoxhën.

Po ashtu, në 14 dhjetor u ekzekutua sërish në lokalin e tij Enver Boriçi, vëllai i Arben Boriçit i dënuar me burgim të përjetshëm si pjestar i bandës së Lushnjes. Enver Boriçi gjithashtu ka qenë pjesë e bandës së Lushnjes.

Shtuar më 15/01/2020, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori