Atentati ndaj Cekës, policia heton konfliktet me ortakun
Gazeta Panorama në kryeartikullin e saj të sotëm zbardh detaje nga hetimi për ngjarjen e një dite më parë, ku si pasojë e shpërthimit të telekomandur me C4, në lokalin e biznesmenit Armando Ceka ku mbetën të plagosur ky i fundit, juristi dhe truproja e tij.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se pistat e hetimit lidhen kryesisht me aktivitetin e biznesmenit dhe konfliktet e mundshme që ai ka pasur për shkak të biznesit. Sipas tyre, dyshohet se shkak për ngjarjen mund të jetë ndonjë shumë financiare që lidhet me biznesin e Armando Çekës në fushën e ndërtimit.

Nga ana tjetër, policia po verifikon edhe për ndonjë konflikt që ai mund të ketë me ortakun e tij, L. T. Emri i këtij personi ka qenë i pari që është lakuar nga hetuesit, menjëherë sapo ata janë lajmëruar për ngjarjen e ndodhur. Një grup efektivësh nga Komisariati Nr.1 kanë kryer kontroll në banesën e ortakut të Cekës, te rruga "Siri Kodra", por ai nuk është gjetur në shtëpi. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2014, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori