Atentati ndaj biznesmenit, zbulohet dëshmia e truprojës
Biznesmeni Tofik Hyka u plagos pak ditë më parë në Tiranë gjatë një atentati ku shenjestra ishte ai vetë.

Hyka u qëllua më dy plumba në kokë por gjendja e tij është drejt përmirësimit pasi është transportuar në spital ku ka marrë mjekimin.

Mësohet se në momentin e atentatit biznesmeni ka qenë në shoqërinë e shoferit të tij, duke konsumuar kafen e mëngjesit.

Burimet thanë se ai ishte njeri i afërt i Hykës, që përveçse shofer, më tepër kishte rolin e truprojës.

Policia ka marrë deklarimet e këtij personi, që konsiderohet si dëshmitar kyç i ngjarjes, jo vetëm për faktin se ishte prezent në momentin e ngjarjes, por edhe për shkak se është njeri i besuar i Tofik Hykës.

“Unë e shoqëroja kudo sa herë që ai vinte në Shqipëri. Jam një prej njerëzve të tij më të besuar, por nuk më ka folur ndonjëherë për probleme apo ndonjë rrezik serioz që mund t’i vinte nga dikush”, ka deklaruar në polici shoferi i Hykës.

Ndërsa sa i përket momentit të atentatit, ai ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, për punë sekondash dhe për këtë arsye nuk ka arritur të fiksojë asgjë të autorëve. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori