Atentati ndaj biznesmenit, tritoli i vendosur në parkingun e qendrës tregtare
Sa i takon vendosjes së tritolit një biznesmeni në nje qëndër tregtare në kryeqytet, grupi hetimor dyshon se personat që e kanë montuar dhe vendosur në makinën e Sulit, mund të jenë paguar nga dikush. "Klan" bën me dije se tre persona nga familja Sulo, me të cilët biznesmeni 53-vjeçar ka një konflikt që vazhdon prej vitesh dhe që ka sjellë disa viktima, kanë vërtetuar se ditën e ngjarjes nuk kanë qënë në Tiranë, duke rrëzuar pretendimet e Nuredin Sulit.

Hetuesit kanë një dyshim se lënda plasëse prej 500 gramësh mund të jetë vendosur në parkimin e qëndrës tregtare, ku mjeti ishte i parkuar. Megjithatë kjo nuk është përfundimtare, pasi për ta saktësuar këtë fakt, po kryen disa veprime që kanë të bëjnë me kqyrjen e të gjitha kamerave. Eksplozivi ka qënë i ngjitur me magnet në automjet, ndërsa aktivizimi do të kryej nga një thirrje telefonike. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2016, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori