Roma-Lazio, dalin formacionet zyrtare të derbit

Roma dhe Lazio kanë publikuar formacionet për derbin e qytetit, takim që fillon në 18:00 në Olimpico.

Vendasit për këtë takim do të jenë pa lojtarët si Nicolo Zaniolo, Davide Zappacosta dhe Amadou Diawara që janë të lënduar.

Në anën tjetër Lazio nuk mund të llogaris vetëm në Danilo Cataldin që po ashtu është i lënduar.

Roma: Pau Lopez; Santon, Mancini, Smalling, Spinazzola; Cristante, Veretout; Under, Pellegrini, Kluivert; Dzeko

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Lulic; Correa; Immobile.


Shtuar 26.01.2020 16:00