Atentati ndaj Arjan Ndojës, flet për herë të Sandër Lleshaj
Pak ditë më parë në Durrës atentatit Arjan Ndoj iu bë atentat tek Ura e Shkozet, ku si pasojë e këtij atentati humbi jetën shoferi i prokurorit.

Mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e thotë me bindje të plotë se krimi po humbet terren çdo ditë e më shumë në Shqipëri.

“Grupet kriminale janë goditur kudo. Në çdo qytet: Tiranë, Vlorë, Shkodër, kudo!”, theksoi ministri i brendshëm në emisionin Opinion.

Sa i përket atentatit ndaj prokurorit, ministri tha se nuk dinte shumë detaje për këtë ngjarje pasi nuk ishte drejtues policie.

“Ne ende nuk e dimë, sepse këtë do ta dijë prokuroria kur të konkludojë, nëse është goditur si prokuror apo si individ.

Ka një lajm shumë të madh, fakti që policia e shtetit arriti në një kohë rekord që identifikojë një nga autorët e këtij krimit me prova të pakundërshtueshme”, tha Lleshaj.
Shtuar më 11/11/2019, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori