Atentati ndaj 26 vjeçarit në Shkodër, në kërkim autori
Pëlqej
Referuar atentatit të 26 vjeçarit në Shkodër, policia ka shpallur në kërkim autorin. Lidhur me këtë ngjarje, tashmë policia ka sekuestruar tre armë zjarri në cilësinë e provës materiale, ndërsa ka gjetur edhe automjetin e djegur, me të cilën kanë lëvizur autorët.

Policia bën me dije se një 25 vjeçar është shpallur në kërkim, për vrasjen "me dashje, të mbetur në tentativë" ndaj Elidon Perajt. 26 vjeçari nga fshati Shtoj i ri në Shkodër mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal. Sipas uniformave blu, i dyshuari kryesor është shtetasi me inicialet D.H., 25 vjeç, banues në Dobraç.

Sakaq, policia po punon për identifikimin e personit tjetër që ka qëlluar me armë. Gjatë ndjekjes së autorëve ne fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur automjeti Tip Benz me targa SH 7356 D. Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre armë zjarri automatik model 56 mm. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori