Policia e
Vlorës ka lëshuar një njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin bregdetar, ku mbetën të plagosur tre persona.
Policia bënë me dije se
ngjarja ka ardhur për motive të dobëta dhe thekson se ka bërë të mundur identifikimin e autorit.
Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) : 1¬ M.Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë. 2¬ Zh.Sh., 24 vjeç, banues në Vlorë. 3¬ F.K., 18 vjeç, banues në Vlorë.
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po
punon për kapjen e tij. Dyshohet se autori në lidhje me këtë ngjarje është shtetasi: E.A. 31 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po
punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/
Shtuar më 04/01/2017,
ora 23:26