ATENTATI/ Mjekët: Nikollaqi ka marrë pesë plumba, Rolandi është plagosur në këmbë
Pasditen e sotme 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku është qëlluar në drejtim të Roland Shepajt dhe Nikollaq Çepaj që pak ditë më parë kishte dalë nga burgu.

Mjekët e Vlorës kanë dhënë sot në mbrëmje detaje nga gjendja shëndetësore e të plagosurve, Nikollaq e Roland Çepaj, që u qëlluan me armë në një atentat në Vlorë.

Sipas bluzave të bardha, Nikollaq Çepaj ka shkuar në spital në gjendje shëndetësore të rënduar, e shtojnë se 36-vjeçari ka marrë 5 plumba, në kokë, në legen dhe në shpinë.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet serioze për shkak të plumbit në kokë. Ai i është nënshtruar një ndërhyrjeje të kirurgjikale dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

Ndërsa 27-vjeçari Roland Çepaj ka marrë dy plumba në të dyja këmbët, por gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut për jetën. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2020, ora 23:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori