Atentati me tritol tek Kopshti Botanik, identifikohet pronari i mjetit
Ditën e sotme një automjet tip “Passat” me targa AA 946 EE është hedhur në erë me eksploziv pranë Kopshtit Botanik në Tiranë.

Dyshohet se mjetit i është vendosur rreth 200 gr tritol. Shpërthimi ka qënë i fuqishëm.

Gazetarja e News24 pohoi se pronari i i mjetit është biznes, pasi disponon një firmë inertesh. Ai është duke u marrë në pyetje nga policia për të sqaruar situatën.

Një automjet është hedhur në erë pranë Kopshtit Botanik në Tiranë pak minuta më parë. Sipas fotos nga vendi i ngjarjes automjeti krejtësisht i shkatërruar, shkruan BW.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi automjeti në momentin e shpërthimit ka qenë në parkim.

Mendohet se automjetit i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur të gjithë zonën përreth. /albeu.com/

Shtuar më 30/11/2017, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori