E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
Atentati me snajper, nis gjyqi ndaj Ergys Kolaveri
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ergys Kolaveri, i dyshuar si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Daci, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e njerit vëlla dhe plagosjen rëndë të tjetrit.

Seanca gjyqësore zgjati vetëm pak minuta, pasi kushëriri i tij, Enea Ceka, i akuzuar për moskallëzim krimi, i cili është hetuar në gjendje të lirë, nuk kishte marrë dijeni për procesin.

Në kushte kushte gjykata vendosi ta shtyjë seancën dhe urdhëroi policinë gjyqësore të njoftojë të pandehurin.

Ndërkohë në dosjen e prokurorisë thuhet se pasditen e 30 korrikut të 2016, i pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit, shkruan

Prokuroria thekson se Kolaveri i pajisur me një armë të sofistikuar snajper ishte vendosur në një distancë të largët në ambjentët e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim.
Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij, por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i kosovës.

Më pas – sipas prokurorise – atentatori ndonëse kishte deshtuar, u largua me shpejtësi me një makinë tip “Benz”.

Fill më pas dy të dyshuarit, përfunduan në pranga dhe tashmë do të japin llogari përpara drejtësisë, edhe pse Ergys Kolavari nuk e pranon akuzën. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori