Atentati me armë zjarri në Kinostudio, ja kush është personi që mbeti i plagosur
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur, sot, rreth orës 20:20 në Kinostudio, Tiranë.

Mësohet se dy shtetas ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në krah shtetasin Eduard Duka, i cili është dërguar menjëherë drejt QSUT-së dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka qenë një makinë në lëvizje nga e cila u qëllua drejt një lokali në zonë, ku ishte i plagosuri.

Mësohet se Duka është qëlluar me armë zjarri të kalibrit të vogël.
Duka rezulton me precedentë të mëparshëm penalë dhe është ish-i dënuar në Itali.

Paraprakisht thuhet se atij i kanë bërë atentat. Rrethanat priten të sqarohen në vijim.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 21:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare

Zjarrfikesi pas fikjes se zjarrit ne katin e nendheshem te Bibliotekes Kombetare