Një plagosje me armë
zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz.
Elez Bodisha 50 vjec, u plagos por tashmë është jashtë
rrezikut për
jetën, ndersa në vendin e ngjarjes janë regjistruar 20 të shtëna.
Ngjarja dyshohet për shkak hasmërie.
“Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë
zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë
rrezikut për
jetën.
Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit”, njoftoi Policia. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2018,
ora 22:06