Atentati mafioz, ja kush ishte biznesmeni Isuf Brahimaj
Pëlqej
Dy kallëpe me lëndë eksplozive C4 (rreth 500 gramë), të cilat janë aktivizuar me telekomandë në distancë, kanë mjaftuar për të çuar në fund atentatin ku mbeti i vrarë Isuf Brahimaj.

Në këtë konluzion paraprak ka arritur grupi i posaçëm hetimor që po punon për zbardhjen e motiveve dhe autorëve që fshihen pas shpërthimit me telekomandë në Vlorë. Ata shprehen se shperthimi i telekomnduar me celular e bën të vështirë punën e hetuesve, pasi shpërthime të tilla nuk lënë gjurmë.

Brahimaj kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Holanda, shtet në të cilin jetonte. Viktima e atentatit ishte dënuar me burg për trafik droge në Belgjikë. Gjykata e Anversës e ka dënuar dënoi me katër vite burg dhe 8250 euro gjobë tre shqiptarë sepse kishin asistuar në importimin e 23 kile drogë nga Amerika Latine nëpërmjet portit të Anversës. Autoritetet doganore zbuluan drogën më 6 qershor 2009 në një kontejner frigorifer që mbante banane dhe që vinte nga Amerika e Jugut. Droga iu dorëzua personave por policia mbante nën vëzhgim anijen. Më 8 qershor zbuluesit panë katër njerëz që i rrinin rrotull kontejnerit. Njëri prej tyre e hapi, ndërsa tre të tjerët e dërguan drogën në makinën e tyre. Policia arrestoi Isuf Kokajn (Brahimaj, 38), Indrit Kulaj (19) Flamur Lamaj (39) ndërsa një i katërt ia mbathi, duke i shpëtuar policisë. Veç këtij rasti mësohet se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg. /albeu.com/

Shtuar më 29/08/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori