ATENTATI/ Armik i Aldo Bares, kush është lushnjari që ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit
Gazetari Artan
Hoxha ka thënë mbrëmjen e sotme se personi i dytë i dyshuar në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja është
Julian Sula.
“E dimë të gjithë emrin e atij që kërkon policia sot në Lushnje, dhe nuk e themi, është
Julian Sula është nga karbunara e Lushnjes i arrestuar vetëm 4 vitet e fundit 4-5 herë. Ky shtet nuk është në gjndje ti godasë kriminelët”, tha
Hoxha në “Opinion”.
Kush është Julian Sula?
Julian Sulës, i njohur si Juli i Pashakos, gjatë një operacioni në para një muaji i janë sekuestruar 70 000 euro cash dhe një automjet me vlerë 100 000 euro, pasi dyshohej se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.
Ai njihet si person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë. Mësohet se
Sula kishte në atë kohë vetëm 3 muaj që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar për kundërshtim të forcave të policisë.
Në 13 tetor të 2017-ës,
Sula u mor në pyetje si i dyshuar për përfshirje në atentatin që tronditi Lushnjen ku dy persona mbetët të vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Sula u vetëdorëzua në polici dhe deklaroi se nuk kishte lidhje me ngjarjen ku mbetën të vrarë Jurgen
Hoxha dhe Zamir Latifi.
Ndërsa më 12 qershor të vitit 2016,
Julian Sula u plagos rëndë me thika nga Arian Alico dhe Xhino Alico, por në vendngjarje thuhet se kishin qënë dhe nipi i Aldo
Bares, Xhuljo Shkurti dhe Sajmo Xheliu.
Sa i përket aksionit të sotëm, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për 39 vjeçarin.
Shtuar më 07/11/2019,
ora 23:21