Dy vrasje kanë tronditur qytetin e Tiranës gjatë ditës së enjte. Ngjarja e parë është shënuar në Shkozë ku ka
mbetur e vrarë Eleni Basho me profesion laborante nënë e dy fëmijëve. Ndërkohë që në vendin e
ngjarjes nga policia janë gjetur tre gëzhoja pistolet 9 mm.
Ndërkohë që një ngjarje tjetër ka tronditur një zonë tjetër të kryeqytetit ku dy
persona janë qëlluar në një atentat mafioz në zonën e “Komunën e Parisit”, Sipas policisë ka
mbetur i plagosur Aleksandër Gocaj ndërsa Megi Jokiçi e plagosur në nofull ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.
Sipas Gazetës Shqiptare nga hetimet paraprake vajza ka qenë duke parkuar makinën e saj, në kohën ku
persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr nga një makinë, në drejtim të Aleksandër Gocajt dhe Genti Marës, ky i fundit i njohur si i dashuri i Ingrit Gjonit. Referuar burimeve konfidenciale mësohet se, Mara së bashku me Gocajn kanë qëndruar në një kazino pranë vendit të
ngjarjes për mëse dy orë e më pas në kohën kur kanë dalë janë sulmuar nga
persona ende të paidentifikuar. Mara ka arritur të shmanget duke i shpëtuar plumbave e më pas është larguar me shpejtësi nga
vendi i
ngjarjes. Ndërkaq, autorët e
ngjarjes, të cilët udhëtonin me një mjet tip fuoristradë, pasi kanë qëlluar disa herë në drejtim të dy personave, janë munduar të largohen nga
vendi i
ngjarjes, por vetëm pak metra më pas, ata janë aksidentuar me një makinë, duke detyruar autorët që të braktisin makinën dhe të largohen në këmbë. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2012,
ora 09:20