Atentat shqiptarit në Itali, policia zbardh dyshimet e para
Pëlqej
Një 40 vjeçar shqiptar është plagosur pas një atentati në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptarit i kishin bërë pritë jashtë shtëpisë së tij në Quarto d’Asti mbrëmjen e djeshme.

Kanë qenë dy persona ata që e kanë pritur jashtë shtëpisë dhe sapo e kanë parë kanë zbrazur karikatorin e më pas janë larguar.

40-vjeçari, i plagosur por jashtë rrezikut për jetën u dërgua në spitalin Cardinal Massaia nga një i afërm i tij.

Ngjarja është në hetim dhe hipoteza paraprake është se atentati ka lidhje me një larje hesapesh dhe është qëlluar nga shqiptarë, por të gjitha motivet janë nën hetim dhe nuk ka ende asgjë përfundimtare. As emri i shqiptaritplagosur nuk dihet ende. /albeu.com/
Shtuar më 07/10/2017, ora 20:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori