Atentat në Vlorë: Një i vrarë dhe një i plagosur
Një atentat me armë zjarri me një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në fshatin Poro të njësisë administrative Novosele rreth orës 01:10. Si pasojë e të shtënave me breshëri kallashnikovi ka humbur jetën rrugës për në spital 22-vjeçari Sotiraq (Raqi) Mëhilli ndërsa është plagosur rëndë Eno Mata 32 vjeç.

I plagosur ka marrë plumba në trup dhe në këmbë ku si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për në spitalin e Tiranës.

Të dy personat që u bënë shenjestër e atentatit po udhëtonin me motorr në momentin kur janë qëlluar me kallashnikov.

Mësohet se ata kanë lidhje shoqërore me njëri tjetrin ndërsa shenjestra e atentatit dyshohet të ketë qënë i plagosuri, Eno Mata.
Shtuar më 27/05/2019, ora 08:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori