Atentat në Vlorë? I riu qëllohet me breshëri nga një makinë në ecje
Një i ri është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë.

I riu i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime, M.F ka bërë kallëzim vetë në polici për ngjarjen.

Ai ka deklaruar se një person në një makinë në ecje ka qëlluar në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime.

"Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit"- njofton policia.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Shtuar më 19/10/2020, ora 22:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori