Atentat në Tiranë, qëllohet me armë i riu
Një 28-vjeçar është qëlluar disa herë me armë sot në Tiranë duke mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ai është qëlluar rreth orës 09:30 në rrugën e Dibrës në kryeqytet nga një person i veshur me të bardha, i cili më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë


Më datë 17.07.2017, rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca.

Nga hetimet dhe verifikimet paraprake është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 - vjeç .

Sipas të dhënave paraprake 28 - vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Shtuar më 17/07/2017, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori