Atentat në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur
Elidon Lafeta është meri i të ekzekutuarit me armë zjarri sonte rreth orës 22:30 në rrugën "Irfan Tomini” në Tiranë.

Buroime policore kanë deklaruar për Portalin Albeu se viktima, Elidon Lafeta është qëlluar 2 herë më armë zjarri dhe ka mbetur i vdekur në vend.

Ndërkohë, në këtë ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një 20 vjeçare e cila gjendej në makinën e Elidon Lafetas në momentin e krimit.

Nga hetimet paraprake mësohet se 23-vjecari ka jetuar jashtë shtetit, ndërkohë policia dyshon se se vrasja e tij ka lidhje me të kaluarën e viktimës.

Eldon Lafetaj i cili kishte në pronësi biznese lojërash fati kishte ndërruar gjeneralitetet e tij për shkak të kaluarës së tij. /albeu.com/
Shtuar më 23/08/2013, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori