Atentat në Shkodër, plagoset Elidon Peraj
Pëlqej
Elidon Peraj, 24 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja u shënua në një lokal në lagjen “Ura Dervishbeg” në qytetin e Shkodres, rreth orës 20.00.

Mësohet se 24 vjeçari ka qënë duke pirë në lokal, sëbashku me shokët e tij, kur persona ende të paidentifikuar janë ndaluar me automjetin e tyre para lokalit dhe kanë shtënë disa herë në drejtim të Peraj dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për pasojë nga të shtënat, 24 vjeçari, ka marrë 2 plumba në pjesën e kofshës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Shkodrës, ku pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para mësohet se 24 vjeçari ka patur probleme të hershme me disa persona, ç’ka dyshohet të ketë qënë edhe motivi i plagosjes.

Pak minuta pas plagosjes, Policia e Shkodres u njoftua për djegien e një automjeti në fshatin Golem. pas kontrolleve të imtësishme, policia gjeti mjetin të djegur në një zonë pas varrezave të fshatit. Dyshohet se automjeti mund të ketë qënë i personave që kryen plagosjen e 24 vjeçarit Peraj.

Targat e makinës rezultuan ti përkisnin një kamioni, ç’ka ka vështirësuar punën e policisë për zbulimin se kujt i përket mjeti në fjalë. Gjithashtu janë sekuestruar disa gëzhoja që u gjetën në këtë zonë dhe do të verifikohen nëse i përkasin të njëjtës armë që plagosi 24 vjeçarin.

Paralelisht Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në disa pika të qytetit, si dhe kanë shoqëruar disa persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.
Shtuar më 16/09/2014, ora 21:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori