Atentat në Shkodër, plagosen tre persona
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”, në afërsi të konvikteve të studentëve, teksa një person ka qëlluar me armë automatike mbi Aleksandër Qarrin i cili ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se ka kaluar në vdekje klinike.

Ndërsa plumbat kanë kapur edhe dy kalimtarë të tjerë. Në vendngjarje policia ka gjetur 14 gëzhoja, një çantë dhe një kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit. /albeu.com/
Shtuar më 20/11/2012, ora 09:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori