Sherri prej fëmijëve, përplasje me armë mes dy familjeve shkodrane
Pëlqej
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Velipojë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të rezervuarit, ku sipas informacioneve të para janë plagosur 2 shtetas.

Policia bën me dije se të plagosurit janë Ervin Tahiri dhe Durim Tahiri.

Mësohet se Ervini ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në gjëndje të rëndë, kurse tjetri ka marrë plumb në gju.

Nga raportimet e para mësohet se shkak për këtë është bërë sherri mes fëmijëve pasi fëmijët e tyre një ditë më parë janë konfliktuar tek shkolla e Velipojës.

Policia bën me dije se ka shoqeruar disa persona të fisit Pergega. Një nga ata, që dyshohet si autor u kap me automatik.

Njoftimi i policisë

Shkodër - Informacion Paraprak

Policia arrestoi brenda pak minutash njërin prej autorëve të plagosjes së dyfishtë në Velipojë dhe zbuloi armën e krimit, në kërkim autori i dytë

Policia lokale mori njoftim se në Plazh Velipojë kishte një konflikt me armë ku mbetën të plagosur dy vëllezër, shtetasit E. T., 30 vjeç dhe D.T., 27 vjeç.

Ata u dërguan drejt spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Disa patrulla policie mbërritën në vendngjarje dhe falë organizimit dhe reagimit në kohë të shpejtë është ndaluar një nga autorët e dyshuar për ngjarjen kriminale.

Ai është Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë. Autorit iu bllokua arma e zjarrit tip ‘automatik’, model 56 e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia gjithashtu ka ngritur disa pika kontrolli për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/



Shtuar më 19/05/2017, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori