Atentat në Laprakë, plagoset Petrit Marku (FOTO LAJM)

Një i plagosur rëndë dhe 2 të tjerë më lehtë është bilanci i një atentati me eksploziv në një makinë në lëvizje në Laprakë të Tiranës, të ndodhur sot pasdite rreth orës 18:30 njofton Portali Albeu.com.

Lënda plasëse shpërtheu në një mjet tip Benz me targa AA 787 DK, i cili ishte në lëvizje. Si pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i mjetiti, Petrit Marku nga Mirdita, rreth 40 vjeç, cili udhëtonte në mjet së bashku me bashkëshorten shtetase hungareze dhe një vajzë të mitur, të cilat nuk kanë marrë dëmtime serioze.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Petrit Marku, i cili figuron si emigramt më Hungari ka marrë dëmtime të rënda në gjymtyrët e poshtme për pasojë të shpërthimit. Ai është dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Hapja e dosjeve të vjetra tregon se Petrit Marku është një person me precedent penalë. Ai është akuzuar në vitin 1999 për vrasjen e një biznesmeni, sikurse është i implikuar edhe për një tjetër vrasje në vitin 2002.

Ndërkaq, janë zbardhur edhe disa prej detajeve të ngjarjes. Kështu mësohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe ka zhvendosur mjetin për disa metra deri sa ka ndaluar në mes të rrugës.

Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe zjarrfikësit. Ekspertët në vendin e ngjarjes po punojnë për zbulimin e provave, gjë që është e vështirë pasi atentatet me shpërthim nuk lënë shumë. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 20:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori