Atentat ndaj "Leksit të Drurëve", gjendet një makinë e djegur afër rrugës së Matit
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të restorant "Bezhi".

I plagosur ka ndodhur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç.

Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plagë të rënda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Pak minuta pas plagosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djegur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit.

Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një atentat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet dhe me nofkën "Leksi i Druve".

Shërbimet e Policisë Lezhë, të mbështetura dhe nga forcat e FNSh-së po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shtuar më 01/12/2020, ora 18:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori