Rrëfehet Artur Çani: Ja e vërteta rreth atentatit
Update - Lidhur me ngjarjen e cila ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, gazetari Artur Çani është rrëfyer se gjithçka që ka ndodhur nuk e ka kuptuar, por është hedhur dritë kur ka parë kamerat. Pavarësisht atentatit, ai siguron se do të vijojë me mjaft përkushtim emisionin e tij, teksa ka nënvizuar se shteti duhet ti sigurojë mbrojtje.

“Ngjarjen e kam parë nga kamerat, vetë nuk kuptova gjë fillimisht. Një djalë i pallatit e kishte parë personin me armë në dorë.

Unë isha në ashensor dhe po ngjitesha në banesë, kur dëgjova një zhurmë, por nuk u shqetësova. Kur e pashë më vonë në kamera, ai kishte shkrepur armën, por ajo u bllokua.

Kur tentoi për herë të dytë, unë isha futur në ashensor. Për fat shpëtova. Më pas mora në telefon ministrin Samir Tahiri, i cili më siguroi mbështetje. Më pas më mori në telefon edhe kryeministri Rama, i cili më tha se jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër.

Nuk kam pasur presione dhe nuk besoj se ngjarja ka lidhje me emisionin që unë bëj. Unë do ta vazhdoj emisionin tim. Shteti duhet të më sigurojë mbrojtje”, ka deklaruar Çani.

16:57 - Atentat ndaj gazetarit Artur Çani

Një atentat kanë tentuar ti bëjnë gazetarit Artur Çani, por fatmirësisht çdo gjë ka dështuar, pasi personit të maskuar i është bllokuar pistoletamomentin që do të qëllonte. Lajmi në fjalë është bërë me dije nga televizioni ku punon Çani, "News 24".

Çanit i kanë zënë pritë para pallatit ku jeton, ku ka qënë një person i maskuar i cili ishte i pajisur me një pistoletë me silenciator.

Fatmirësisht atentati ka dështuar, pasi personit të maskuar i është bllokuar pistoletamomentin që do qëllonte. Hetimet ende janë të hapat paraprake, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e tij.

Të njëjtat burime shtojnë se përpos drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, që ka shkuar në vendin e ngjarjes, është interesuar edhe kryeministri Edi Rama. /albeu.com/
Shtuar më 02/12/2014, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori