Atentat ndaj Ali Ahmetit në Rakovec
Albeu.com
Disa persona kanë qëlluar sot me armë automatike makinën e lideritë të BDI Ali Ahmeti në fshatin Rakovec të Gostivarit, por nuk arritën ta lëndojnë, sepse makina ishte e blinduar.Ali Ahmeti, lider i BDI, sot i ka shpëtuar një atentati, derisa po qëndronte në fshatin Rakovec të Gostivarit, ku zhvillonte një tubimit elektoral me qytetarët. Disa persona me breshëri plumbash kanë qëlluar makinën e Ahmetit, por nuk arritën ta lëndojnë, sepse makina ishte e blinduar. Ahmeti në një deklaratë për Alsatin, i bëri thirrje qytetarëve për qetësi edhe pse sulmin ndaj tij e quajti tentativë për atentat.
Ai sqaroi rrethata në të cilat ka nodhur kjo përpjekje për atentat. Sipas tij, sulmi ka ndohur deri sa ai po bisedonte me qytetarët e Rahovecit për qëllimet programore të BDI-së. "Në ndërkohë ka pasur krisma dhe provokacione jashtë vendit qëndronim ne me qytetarët. Brenda 5-6 minutash u kriju një atmosferë mjaftë shqëtësuese edhe për vet banorët prandaj vendosa që ta ndërprejmë takimin. Kur kam dashur të kthehem në selinë e partisë, në atë moment është gjuajtur makina ime. Ka dashtë Zoti që unë t'i mbijetoi këtij tentimi për atentati", tha Ahmeti.
Përkundër kërcënimit të jetës së tij, Ahmeti sot ftoi të gjithë patriotët dhe atëdhetarët shqiptarë si dhe partitë politike që mos të lejojnë që ngjarjet të marrin dimensione të papëlqyeshme. "Të mos bëhemi njerëz, të cilët u japim arsye të tjerëve për të na akuzuar, se ja shqiptarët janë njërëz të padëgjueshëm, ja shqiptarët janë destabilizues, jo vetëm për vetvetën por edhe për rajonin", theksoi Ahmeti.
Ai tha se shqiptarët nuk janë destabilizues, por ata e duan paqen, stabilitetin dhe ardhmërinë. "Kisha apeluar në këtë situatë, që të gjithë të kontribuojmë për të ardhemn më të mirë për fëmijët tanë", shtoi Ahmeti.
Ministria e Brendëshme ndërkohë, thotë se në fshatin Rakovec, është plagosur një person dhe në polici janë paraqitur tre makina të dëmtuara të BDI-së.
Ambasadori i BE-së, Fuere pritet që në këto momente të takojë Ministren e Brendëshme, Gordana Jankullovska me të cilën do të diskutojë për zhvillimet e fundit. Ndërkohë sulmin me armë ndaj makinës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti e ka dënuar edhe PDSH-ja. Partia e Thaçit shprehu keqardhjen për ngjarjen dhe bëri thirrje për qetësi. (alsat)
Shtuar më 13/05/2008, ora 04:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori