Atentat me eksploziv kryeinspektorit Sulgjeka, kryeinspektori ne gjendje mjaft te rende shendetesore
Albeu.com
Nje atentat me eksploziv eshte kryer rreth ores 8:00 te mengjesit te sotem ndaj kryeinspektorit te policise, Ymer Sulgjeka ne lagjen "Kiras" te qytetit te Shkodres. Sipas informatave te sapo arritura gjendja e Sulgjekes pesoi nje perkeqesim sapo hipi ne helikopterin per ne spitalin ushtarak te Tiranes. Eksplozivi i vene nen sediljen e makines me te cilen do te shkonte ne pune kryeinspektori e ka plagosur rende ate. Nderkaq Sulgjeka, i sapoemeruar referent policie, ndodhet ne spitalin e Shkodres ne gjendje mjaft te rende shendetesore, ndersa policia eshte duke hetuar per autoret e ngjarjes si dhe per shkaqet e krimit. Burime nga kjo polici bejne te ditur se dyshohet qe eksplozivi te jete aktivizuar me telekomande nga distanca.
Sipas informatave te sapo arritura gjendja e oficerit te Drejtorise se Policise se Shkodres, 45 vjecarit, Ymer Sulgjeka pesoi nje perkeqesim sapo hipi ne helikopterin i cili mundesoi shpernguljen e tij ne spitalin ushtarak te Tiranes. Gjate udhetimit per ne kryeqytet policia humbi kontaktet me mjetin transportues te te plagosurit dhe konstatimi per gjendjen e tij shendetesore u be i mundur vetem pas mberritjes ne Tirane. Nderkaq Sulgjeka ka hyre ne sallen e operacionit, nderkohe qe specialet e repartit 711 jane duke dhuruar gjak per te ndihmuar kryeinspektorin. Ne oret e para te mengjesit te sotem ndaj tij u be nje atentat me eksploziv i cili ishte vendosur nen sediljen e makines. Shperthimi i eksplozivit dyshohet te jete bere me telekomande, nderkohe qe policia eshte duke hetuar rreth ngjarjes. bw
Shtuar më 17/06/2005, ora 15:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori