Atentat me armë zjarri, i riu shqiptar në gjendje të rëndë
Pëlqej
Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në komunën Busto Garolfo, në Milano.

Sipas raportimeve të medieve lokale, i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, i cili është transportuar në spital, në gjende të rëndë.

Mediat lokale raportojnë pak pas orës 20.30, i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, u qëllua me një plumb në bark në rrugën “Cadorna”. Raportohet se ashtu i plagosur, ai arriti të shkonte në një bar në rrugën “Mazzini”, për të kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje mbërriti ekipi i urgjencës. Shqiptari u transportua me “kod të kuq” në spitalin Legnanos. Disa dëshmitarë, shprehen se është qëlluar nga një makinë me ngjirë të errët. Ndërkohë, hetimet janë në vijim. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2018, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori