Vritet në BMW X330 vjeçari shqiptar në Itali, plagoset edhe bashkëkombësi
Ditën e djeshme mediat italiane bën të ditur se shqiptari i identifikuar si Andrea Lucaj është 30-vjeç është vrarë me armë zjarri. La Stampa që shkruan se vrasja e shqiptari dyshohet se është një larje hesapesh mes rivalëve në dashuri.

30-vjeccari me banim në Rufina, në provincën e Firences, u ekzekutua me pistoletë ndërsa ishte në makinën e tij, e parkuar në një shesh në Cavallermaggiore (komunë në provincën Cuneo, në Piemonte). Një tjetër shqiptar i cili ishte në makinë me viktimën, 25-vjeç, u plagos në kokë.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se të dy shqiptarët ishin në pakinë tip “BMË X3”, e parkuar pranë disko “Evita”.

Rreth orës 4:30 të mëngjesit të djeshmë, makinës së shqiptarëve i janë afruar disa persona (2 ose 3) në këmbë që pas një sherri me fjalë kanë qëlluar tre plumba. Autorët kanë qëlluar me një pushkë dhe një pistoletë ndaj shqiptarëve.

Më pas, ata ia dyshohet se mbathën në këmbë mes fushave pranë vendngjarjes. Nuk përjashtohet që autorët t’ia të kenë përdorur një makinë për t’u arratisur.

Lucaj mbeti i vdekur, ndërsa 25-vjeçari, u plagos në kokë, e megjithatë arriti të telefononte ambulancën. Pas u dha alarmi, në vendngjarje shkuan edhe karabinierët. Shqiptari i plagosur, i cili nuk e humbi kurrë vetëdijen, është dërguar në spitalin e Savigliano-s, ku po merr mjekim. /albeu.com/


Shtuar më 27/06/2017, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori